Trajtimi i kaninit maksilar të impaktuar
AUTOR(ËT)
Nora Berisha, Naile Gashi, Lavdie Leci, Florina Sahiti
ABSTRAKT
Impaksioni është anomali e pozitës së dhëmbëve kur dhëmbët nuk arrijnë të eruptojnë në harkun dentar. Në rast se dhëmbët e impaktuar nuk trajtohen vjen deri te paraqitja e komplikimeve siç janë infeksionet, formimi i cistave, dëmtimi i dhëmbëve agonist, dhimbje etj. Gjatë trajtimit të dhëmbëve të impaktuar duhet të kemi kujdes në përzgjedhjen e teknikës adekuate. Ky punim ka për qëllim që të prezantoj një rast klinik të trajtimit të kaninit të impaktuar, përmes prezantimit të anomalive të pacientit, fotografive të pacientit, si dhe teknikës së trajtimit ortodontik..
DOI
https://doi.org/10.59138/rsk4/1/7
FAQET: 28-31