Perceptimi i ankthit stomatologjik te studentët e Kolegjit UBT në Prishtinë
AUTOR(ËT)
Yllka Rugova, Festina Bala, Rudina Kurteshi, Delvina Panxhaj, Jeta Kiseri Kubati
ABSTRAKT
Qëllimi i këtij studimi është të vlerësohet niveli i ankthit stomatologjik dhe faktorët që ndikojnë në shfaqjen e tij tek studentët e Kolegjit UBT nga fusha të ndryshme studimi. Përmes një ankete me 17 pyetje, të shpërndarë përmes email-it, u analizuan perceptimet, përvojat dhe reagimet emocionale të studentëve në lidhje me trajtimet stomatologjike. Rezultatet treguan se 50% e studentëve ndiheshin të shqetësuar para një vizite stomatologjike, kryesisht për shkak të frikës nga dhimbja (40%), zhurma e paisjeve stomatologjike (29.2%) dhe injeksioneve (22.5%). Shumica e studentëve (88.1%) preferuan biseda relaksuese me stomatologun si mënyrë për menaxhimin e ankthit, ndërsa shumë pak ishin të hapur për konsulta psikologjike. Ky studim kontribuon në identifikimin e nevojës për qasje më të ndjeshme dhe ndërhyrje efektive në trajtimin e pacientëve me ankth, me qëllim përmirësimin e përvojës dentare dhe rritjen e kujdesit oral preventiv.
DOI
https://doi.org/10.59138/rsk4/1/10
FAQET: 42-46