Takim pune i kryetarit të OSK-së me kryetaren e Shoqatës së Stomatologëve të Kosovës

Sot, më 21 korrik 2025 kryetari Prof. Dr. Blerim Kamberi, u takua me kryetaren e sapozgjedhur të Shoqatës së Stomatologëve të Republikës së Kosovës, Prof. Ass. Dr. Zana Sllamniku‑Dalipi.
Takimi konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer, të ndërtuar ndër vite mes dy organizatave. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet më të fundit në sektorin e stomatologjisë në vend, përfshirë sfidat dhe përparësitë e profesionit tonë. Poashtu edhe për mbështetjen e OSK‑së në procesin e akreditimit të ngjarjeve shkencore e profesionale, duke siguruar standarde të larta për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të stomatologëve tanë. Të dy kryetarët u pajtuan të intensifikojnë komunikimin dhe ta mbështesin njëri tjetrin në organizimin e eventeve profesionale.