Konkurs për përkrahje financiare të punimeve shkencore
Oda e Stomatologëve të Kosovës në vazhdën e aktiviteteve të saj, në lidhje me përkrahjen, zhvillimin e kapaciteteve shkencore vendore dhe me qëllim të stimulimit si dhe promovimit të shkencës të realizuar nga anëtarët e saj që janë vlerësuar dhe botuar në revistat prestigjioze kredibile me impakt ndërkombëtar, shpall konkurs për përkrahje financiare të punimeve shkencore.
Oda e Stomatologëve të Kosovës i bënë thirrje stomatologëve kosovar të konkurojnë për përfitimin e granteve shkencore për punimet e publikuara përgjatë vitit 2025. Pesë (5) punimet e përzgjedhura sipas kritereve të konkursit do të përfitojnë shumën në vlerë prej 500.00 € (euro).
Afati për konkurim është i hapur nga data: 29.05.2026 deri 08.06.2026 në ora 14:00.
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni konkursin për përkrahje financiare të punimeve shkencore për vitin 2025 dhe formularin për aplikim..