Takim virtual ndërmjet Odës së Stomatologëve të Kosovës dhe Odës së Stomatologëve të Stambollit

Me ftesë të Kryetarit të Odës së Stomatologëve të Stambollit, Prof. Dr. Olcay Şakar, sot u zhvillua një takim virtual ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Stomatologëve të Kosovës dhe Odës së Stomatologëve të Stambollit, me qëllim të vazhdimit dhe forcimit të partneritetit institucional të ndërtuar ndër vite.

Gjatë takimit, Kryetari i OSK-së, Prof. Dr. Blerim Kamberi, shprehu mirënjohjen e tij të veçantë për mbështetjen e vazhdueshme që Oda e Stomatologëve të Stambollit i ka dhënë OSK-së, veçanërisht për kontributin e saj në Konferencën e 7-të Ndërkombëtare të Stomatologjisë, ku tre profesorë nga Turqia morën pjesë si ligjërues të ftuar. Poashtu e përgëzoi Prof. Dr. Olcay Şakar për zgjedhjen në krye të Odës së Stomatologëve të Stambollit, duke shprehur bindjen se nën udhëheqjen e saj bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve do të forcohet më tej dhe do të zgjerohet në fusha të reja me interes të përbashkët.

Në diskutimet e zhvilluara, u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha të ndryshme profesionale dhe akademike. Kryetari Kamberi shprehu gatishmërinë e OSK-së për zgjerimin e këtij partneriteti përmes organizimit të aktiviteteve të përbashkëta shkencore, programeve edukative, shkëmbimit të përvojave profesionale dhe, në veçanti, zhvillimit të projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore.

Nga ana e tij, Kryetarja e Odës së Stomatologëve të Stambollit, Prof. Dr. Olcay Şakar, rikonfirmoi gatishmërinë e plotë të institucionit që ajo udhëheq për të mbështetur iniciativat e përbashkëta dhe për të ndërtuar një bashkëpunim gjithëpërfshirës, të mirëstrukturuar dhe afatgjatë në interes të zhvillimit të profesionit stomatologjik në të dy vendet.

Në shenjë të vlerësimit për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve, Prof. Dr. Olcay Şakar e ftoi Kryetarit të OSK-së, Prof. Dr. Blerim Kamberi, për të vizituar Odën e Stomatologëve të Stambollit.

Të dy palët u dakorduan që në periudhën në vijim të intensifikojnë komunikimin institucional dhe të konkretizojnë iniciativa të reja bashkëpunimi, me synim krijimin e mundësive të reja për avancimin profesional dhe shkencor të stomatologëve të Kosovës.