Njoftim
Të nderuar anëtarë,
Ju njoftojmë se Oda e Stomatologëve të Kosovës, në kuadër të mandatit të saj për mbrojtjen e interesave profesionale të anëtarëve dhe avancimin e kushteve për ushtrimin e veprimtarisë stomatologjike, ka shqyrtuar Draftin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr. 01.nr.110-2782, datë 02.12.2011, për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale të Kryeqytetit.
Pas analizimit të dispozitave të draftit, Oda e Stomatologëve të Kosovës ka dorëzuar reagimin zyrtar pranë organeve kompetente të Kryeqytetit lidhur me propozimin për vendosjen e një tarife komunale vjetore në shumën prej 2,000 euro për aktivitetin 8623 – Aktivitetet e dentistëve.
Në shkresën zyrtare, Oda ka paraqitur argumentet profesionale, juridike dhe ekonomike që mbështesin qëndrimin se një ngarkesë e tillë financiare është e paarsyeshme, joproporcionale dhe mund të ketë ndikim negativ në funksionimin e ordinancave stomatologjike, veçanërisht të atyre me kapacitete më të vogla.
Oda e Stomatologëve të Kosovës do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje këtë proces dhe do t’i informojë me kohë të gjithë anëtarët për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë çështje.
Në linkun e mëposhtëm gjeni shkresën zyrtare të dërguar institucioneve kompetente të Kryeqytetit.