Anketa studimore mbi emergjencat mjekësore në praktikën stomatologjike – sondazh i stomatologëve kosovarë
AUTOR(ËT)
Blerim Kamberi, Miranda Stavileci, Bleron Faiku, Blerta Shkreta, Anila Kamberi-Çuni, Anda Gashi
ABSTRAKT
Gjatë praktikës stomatologjike, stomatologët mund të ballafaqohen edhe me emergjenca mjekësore të natyrave të ndryshme. Mungesa e të dhënave mbi prevalencën e emergjencave mjekësore në vendin tonë, ka inkurajuar Odën Stomatologjike të Kosovës që të realizojë anketën studimore nga stomatologët/anëtarët e OSK-së, për të mbledhur informacione lidhur me përvojën e tyre dhe ballafaqimin me këto emergjenca. Nga 549 pyetësorët e plotësuar, emergjencat më të shpeshta ishin: sinkopa vazovagale (60.1%), hipertensioni arterial (37.3%), hipotensioni ortostatik (30.2%), ndërsa ato më të rralla dhe më të lehta ishin: reaksionet e lehta alergjike (21.4%). Pasqyra e fituar nga kjo anketë studimore, ndihmon në planifikimin e trajnimeve të stomatologëve për menaxhimin e rasteve emergjente gjatë praktikës së tyre, si dhe përmirësimin e kushteve të punës në ordinancat stomatologjike.
DOI
https://doi.org/10.59138/rsk3/2/3
FAQET: 53-54