Rëndësia e analizave biologjike paradontale në planifikimin dhe realizimin korrekt të protezave parciale
AUTOR(ËT)
Kreshnik Keraj, Gerta Kaçani, Lunareda Keraj
ABSTRAKT
Vitet e fundit studimet e kryera kanë rritur interesimin në përdorimin e implanteve dhe zëvendësimin e dhëmbëve të humbur. Me gjithë dëshirën e klinicistëve dhe pacientëve, implantet dentare nuk mund të zëvendësojnë tërësisht protezat e lëvizshme. Interesimi për proteza totale po ulet me përdorimin e implanteve dentare, por nevojat për proteza parciale të lëvizshme vazhdojnë të jenë të kërkuara. Nisur nga ky fakt duhet të rritet niveli shkencor dhe profesional i klinicistëve dhe teknikëve dentarë në realizimin e protezave sa më të përshtatshme, si në aspektin funksional ashtu edhe atë estetik. Ky studim ka për qëllim të vlerësoj sistemin parodontal gjatë planifikimit të protezave parciale të skeletuara. Në këtë studim kemi realizuar 20 proteza parciale të skeletuara nga të cilat 12 në nofullën e poshtme dhe 8 në nofullën e sipërme, gjatë viteve 2023-2024. Për krahasim kemi vlerësuar 20 proteza parciale të skeletuara, të realizuara ndër vite nga ana jonë dhe nga klinicistë të ndryshëm, prej të cilave 11 në nofullën e poshtme dhe 9 në nofullën e sipërme në periudhën kohore deri në 7 vite. Rezultatet tregojnë se punimet protetike të mëhershme nuk merrnin në konsideratë faktorët biologjikë të dhëmbëve dhe okluzionin e pacientit. Në rastet tona, të kryera pas analizës paralelometrike, performanca e punimit protetik vlerësohej më e kënaqshme.
DOI
https://doi.org/10.59138/rsk3/2/4
FAQET: 55-59