Antibiotikët në stomatologji: Rezistenca antimikrobike dhe strategjitë për përdorim racional
AUTOR(ËT)
Oriol Shaqiri , Anila Heta, Mirand Heta
ABSTRAKT
Antibiotikët janë ndër barnat më të përdorura në stomatologji, si për qëllime profilaktike ashtu edhe terapeutike. Për qëllime profilaktike antibiotikët përdoren para ndërhyrjeve të mëdha kirurgjike në regjionin oral dhe maksillofacial, tek pacientët me endokardit infektiv, valvula artificiale, anomali kongjenitale të zemrës si dhe tek pacientët me imunitet të kompromentuar. Për qëllime terapeutike antibiotikët në stomatologji përdoren në infeksionet akute si gingiviti ulçerativ nektortizues, abscesi akut periapikal dhe celuliti. Bazuar në të dhënat e publikuara në revista shkencore, stomatologët përshkruajnë mesatarisht 7-12% të totalit të recetave për antibiotikë.
DOI
https://doi.org/10.59138/rsk4/1/11
FAQET: 47-50