Revista e Stomatologëve të Kosovës

Roli i olanzapinës në modulimin e homeostazës kockore – hulumtim eksperimental paraklinik

AUTOR(ËT)

Saranda Disha-Ibrahimi, Furlani B, Drevenšek G, Hudoklin S, Marc J, Prodan Žitnik I, Drevenšek M.

 

ABSTRAKT

Përdorimi afatgjatë i olanzapinës mund të ndikojë negativisht në shëndetin oral duke dëmtuar homeostazën kockore dhe duke rritur rrezikun për resorbim alveolar si dhe dëmtime strukturore të kockës. Ky studim paraklinik eksperimental synon të vlerësoj ndikimin e olanzapinës në modulimin e homeostazës kockore gjatë lëvizjes ortodontike të dhëmbëve, me fokus të veçantë në ekspresionin e proteinës Dentin Matrix Protein 1 (DMP1), një marker thelbësor i aktivitetit të osteociteve dhe rimodelimit skeletor. Tridhjetë minj meshkuj të racës Wistar u ndanë në mënyrë të rastësishme, në grupe eksperimentale që morën olanzapinë (2 mg/kg/ditë, oral), forcë ortodontike ose një kombinim të të dyjave, krahasuar me grupin kontroll. Forca ortodontike është aplikuar për pesë javë nëpërmjet një suste të mbyllur superelastike. Analizat janë realizuar në ditët 21 dhe 56, duke përfshirë histomorfometrinë e kockës alveolare dhe analizën kuantitative të ekspresionit të gjeneve përmes RT-PCR për Dmp1, me përdorimin e gjenit GAPDH si kontroll endogjen. Administrimi afatshkurtër i olanzapinës rezultoi në një ulje të ekspresionit të Dmp1 në ditën e 21-të në krahasim me grupin kontroll, me dallim të rëndësishëm sinjifikant (P = 0.0003; P = 0.0228). Në ditën e 56-të, ulja e ekspresionit së Dmp1 ka vazhduar të vërehej në grupin e trajtuar me olanzapinë dhe forcë ortodontike (P = 0.0021; P = 0.0432), duke sugjeruar një ndërhyrje të vazhdueshme të olanzapinës në mekanizmat e rimodelimit kockor, veçanërisht nën ngarkesë mekanike. Gjetjet e këtij studimi tregojnë se olanzapina kompromenton funksionin e osteociteve përmes uljes së ekspresionit të Dmp1, duke dëmtuar potencialisht procesin e rimodelimit kockor gjatë lëvizjes ortodontike të dhëmbëve. Këto rezultate nënvizojnë rëndësinë e monitorimit të shëndetit skeletor te pacientët në terapi kronike me olanzapinë, sidomos ata që i nënshtrohen forcave biomekanike si trajtimi ortodontik.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk4/1/2

 

FAQET: 3-7