Revista e Stomatologëve të Kosovës

Efikasiteti i fibrinës së pasur me trombocite në kombinim me graftin sintetik në regjenerimin e defekteve infrakockore parodontale

AUTOR(ËT)

Bylbyl Reçica, Bajram Koqinaj

 

ABSTRAKT

Periodontiti është një sëmundje inflamatore kronike, e karakterizuar nga dëmtimi progresiv i strukturave mbështetëse të dhëmbit, ku në stadet e avancuara paraqitet me defekte infrakockore që paraqesin një kompleksitet të lartë terapeutik për trajtimet regjeneruese, për shkak të morfologjisë së tyre të ndërlikuar. Fibrina e pasur me trombocite (PRF) është një biomaterial autolog që ka dëshmuar efikasitet në promovimin e regjenerimit parodontal përmes lirimit të qëndrueshëm të faktorëve të rritjes. Qëllimi i këtij studimi është vlerësimi dhe krahasimi i parametrave parodontal dhe radiografik i 4MATRIX si material sintetik i vetëm dhe në kombinim me PRF në trajtimin e defekteve infrakockore parodontale. Studimi është realizuar sipas dizajnit të tipit split-mouth, duke përfshirë dy grupe: grupi A është trajtuar vetëm me 4MATRIX, ndërsa grupi B me kombinimin 4MATRIX + PRF. Vlerësimet u kryen në katër kohë të ndryshme (para trajtimit dhe pas 6, 12 dhe 18 muajsh), duke matur parametrat klinikë parodontalë si dhe ndryshimet në strukturën kockore përmes Tomografisë së Kompjuterizuar me Rreze Konike (CBCT). Rezultatet treguan përmirësim të rëndësishëm në të gjithë parametrat te grupi me PRF, veçanërisht në reduktimin e thellësisë së xhepave parodontalë (PPD), përmirësimin e nivelit të epitelit ngjitës (CAL) dhe regjenerimin e kockës, i konfirmuar me CBCT. Kombinimi i PRF me 4MATRIX tregon një efekt sinergjik në rigjenerimin e defekteve infrakockore parodontale, një qasje efektive, biologjikisht të qëndrueshme dhe të aplikueshme në praktikën klinike.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk4/1/3

 

FAQET: 8-12