Revista e Stomatologëve të Kosovës

Vlerësimi i ndërgjegjësimit mbi duhanpirjen dhe shëndetin oral tek studentët e stomatologjisë në Universitetin Aldent

AUTOR(ËT)

Ditmir Kopani, Daniela Kume, Alba Kamberi, Adora Shpati, Dorjan Hysi, Aida Meto

 

ABSTRAKT

Ky studim ka për qëllim vlerësimin e prevalencës së përdorimit të duhanit tek studentët e stomatologjisë, ndërgjegjësimin dhe gatishmërinë e tyre për të vazhduar edukimin për shëndetin oral. Në studimin transversal, të realizuar tek 255 studentë (18–26 vjeç) në Universitetin Aldent, me pyetësor anonim të validuar, u mblodhën të dhëna mbi demografinë, shprehitë e përdorimit të duhanit, si dhe njohuritë për rreziqet orale nga duhanpirja. Analizat statistikore u kryen me SPSS 30, duke përdorur χ² testin dhe Shapiro–Wilk (p<0.05). Nga numri i pjesëmarrësve 27.8% e studentëve ishin përdorues aktualë të duhanit, 201 studentë e vlerësuan duhanin “shumë të dëmshëm” për shëndetin, ndërsa 255 raportuan se kishin marrë edukim mbi efektet e duhanit në gojë, si dhe 165 e konsideruan këtë edukim “shumë efektiv”. χ² testi tregoi lidhje statistikisht të rëndësishme midis statusit të duhanpirjes dhe pranisë së kariesit dentar (p < 0.001). Përdorimi i duhanit mbetet tek një numër i studentëve, pavarësisht ndërgjegjësimit të lartë për rreziqet orale. Lidhja e fortë midis duhanit dhe kariesit dentar, theksojnë nevojën për forcimin e kurrikulave të stomatologjisë me module teorike dhe praktike mbi ndërprerjen e pirjes së duhanit.
Fjalët kyçe: duhani, shëndeti oral, studentët, kariesi dentar.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk4/2/3

 

FAQET: 62-67