Ceremonia e vendosjes së gurëthemelit të Obeliskut
Në hyrje të kompleksit të Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë, sot është vendosur gurëthemeli i obeliskut në nder dhe përkujtim të kontributit dhe sakrificës së profesionistëve shëndetësor të Republikës së Kosovës. Obelisku i profesionistëve shëndetësorë është monument, i cili do të simbolizojë rëndësinë e shërbimit shëndetësor dhe jetës si fenomen.
Në këtë ceremoni solemne të fillimit të punimeve, përveç kryetarëve të odave të profesionistëve shëndetësorë dhe profesionistëve shëndetësorë, i pranishëm ishte edhe Ministri i Shëndetësisë Dr. Rifat Latifi, si dhe mysafirë të tjerë.
Ky projekt zbatohet nga Odat e Profesionistëve Shëndetësor (Oda e Mjekëve të Kosovës, Oda e Stomatologëve të Kosovës, Oda e Farmacistëve të Kosovës, Oda e Infermierëve të Kosovës dhe Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës), si dhe nën përkrahjen e donatorëve.