Filloi cikli i ligjeratave profesionale për vitin 2022 , të organizuara nga OSK.

Sot, me datë 07.04.2022 në QKMF Mitrovicë u mbajt ligjerata profesionale me temë : “ Rëndësia e implementimit të Kodit Etik përmes profesionistëve shëndetësor në stomatologji” nga Prof.Ass. Arlinda Tmava-Dragusha.

Të pranishmit patën rastin të ndëgjojnë për vlerat dhe parimet e sjelljes së drejtë që lidhen me detyrimet dhe të drejtat e stomatologut në veprimtarinë e tyre të përditshme për kujdesin ndaj pacientit.

Poashtu, u diskutua edhe për promovimin dhe edukimin si mënyrë dhe formë e përhapjes e një kulture shëndetësore me qëllim të sigurimit të raporteve të drejta ndërmjet stomatologut si ofrues i shërbimeve stomatologjike dhe pacientit.