Në ambientet e Poliklinkës Stomatologjike në Pejë u mbajt ligjerata profesionale me temë: “Protokoli i trajtimit të dhëmbëve të impaktuar”

Sot, me dt. 08.04.2022 në ambientet e Poliklinkës Stomatologjike në Pejë u mbajt ligjerata profesionale me temë: “Protokoli i trajtimit të dhëmbëve të impaktuar”, nga Prof.Ass. Dr Ali Gashi.

Ligjërata profesionale ishte e thelluar në aspektet e informacioneve të përgjithshme lidhur me frekuencën, diagnostikimin, ndërlikimet, dhe vendimet e balancuara për nxjerrjen e dhëmbëve të impaktuar.

Poashtu gjerësisht u fol për përcaktimin e vështërsisve të ndërhyrjeve kirugjike dhe zgjedhjes së teknikës më të përshtatshme për trajtimit të dhëmbëve të impaktuar, veçanarisht dhëmbëve molarë të mandibulës dhe kaninëve maksilarë.