Ftesë për dorëshkrime

Revista e Stomatologëve të Kosovës (RSK) fton të interesuarit për dorëzimin e dorëshkrimeve për numrin e ardhshëm: Vëllimi 2, Numri 1, 2023. Revista mirëpret të gjitha dorëshkrimet mbi temat që përfshihen në fushëveprimin e revistës.

Afati i fundit për dorëzimin të dorëshkrimit: 15 prill 2023.

– Dorëshkrimet duhet të jenë të shkruar në gjuhën shqipe dhe me abstrakt në anglisht.
– Për t’u pranuar, dorëshkrimet duhet të jenë në përputhje me standardet e dorëshkrimeve të revistës dhe udhëzimet për autorë.
– Artikujt duhet të dorëzohen në e-mailin e revistës: revista@osk-ks.org
– Të gjithë dorëshkrimet i nënshtrohen vlerësimit nëpërmjet ekspertëve të përzgjedhur të fushave përkatëse (peer review).

 

Korniza kohore:

– 15 prill 2023: Afati i fundit për dorëzim të dorëshkrimit
– 30 prill 2023: Rishikimet dhe vendimet e këshillit redaktues u komunikohen autorëve.
– 15 maj 2023: Rishikimet e ekspertëve të përzgjedhur të fushave përkatëse.
– Maj – Qershor 2023: Vendimet përfundimtare të këshillit redaktues, redaktimi përfundimtar dhe korrigjimi
– Qershor 2023: Publikimi