Ftesë për dorëshkrime
Të nderuar anëtarë,
Revista e Stomatologëve të Kosovës (RSK) fton të interesuarit për dorëzimin e dorëshkrimeve për numrin e ardhshëm: Vëllimi 2, Numri 2, (dhjetor) 2023.
Revista mirëpret të gjitha dorëshkrimet mbi temat që përfshihen në fushëveprimin e revistës.
Afati i fundit për dorëzimin të dorëshkrimit: 10 nëntor 2023.
- – Dorëshkrimet duhet të jenë të shkruar në gjuhën shqipe dhe me abstrakt në anglisht.
- Për t’u pranuar, dorëshkrimet duhet të jenë në përputhje me standardet e dorëshkrimeve të revistës dhe udhëzimet për autorë.
- Artikujt duhet të dorëzohen në e-mailin e revistës: revista@osk-ks.org
- Të gjithë dorëshkrimet i nënshtrohen vlerësimit nëpërmjet ekspertëve të përzgjedhur të fushave përkatëse (peer review).
Korniza kohore:
- 08 nëntor 2023: Afati i fundit për dorëzim të dorëshkrimit
- 15 nëntor 2023: Rishikimet dhe vendimet e këshillit redaktues u komunikohe autorëve.
- 29 nëntor 2023: Rishikimet e ekspertëve të përzgjedhur të fushave përkatëse.
- Nëntor – Dhjetor 2023: Vendimet përfundimtare të këshillit redaktues, redaktimi përfundimtar dhe korrigjimi
- Dhjetor 2023: Publikimi
Me respekt,
Oda e Stomatologëve të Kosovës