Ftesë për dorëshkrime
Revista e Stomatologëve të Kosovës (RSK) fton të interesuarit për dorëzimin e dorëshkrimeve për numrin e ardhshëm: Vëllimi 3, Numri 1, (qershor) 2024.
Revista mirëpret të gjitha dorëshkrimet mbi temat që përfshihen në fushëveprimin e revistës.
Afati i fundit për dorëzimin të dorëshkrimit:
- 8 maj 2024.
Dorëshkrimet duhet të jenë të shkruar në gjuhën shqipe dhe me abstrakt në anglisht.
Për t’u pranuar, dorëshkrimet duhet të jenë në përputhje me standardet e dorëshkrimeve të revistës dhe udhëzimet për autorë (https://osk-ks.org/revista/#1561128509786-d776f614-a200).
Artikujt duhet të dorëzohen në e-mailin e revistës: revista@osk-ks.org
Të gjithë dorëshkrimet i nënshtrohen vlerësimit nëpërmjet ekspertëve të përzgjedhur të fushave përkatëse (peer review).
Korniza kohore:
- 08 maj 2024: Afati i fundit për dorëzim të dorëshkrimit
- 15 maj 2024: Rishikimet dhe vendimet e këshillit redaktues u komunikohe autorëve.
- 29 maj 2024: Rishikimet e ekspertëve të përzgjedhur të fushave përkatëse.
- Maj-Qershor 2024: Vendimet përfundimtare të këshillit redaktues, redaktimi përfundimtar dhe korrigjimi
- Qershor 2024: Publikimi
Me respekt,
Oda e Stomatologëve të Kosovës