FTESË PËR HAPËSIRË REKLAMUESE NË REVISTËN E STOMATOLOGËVE TË KOSOVËS

Përmes këtij njoftimi, dëshirojmë të Ju informojmë se Oda e Stomatologëve të Kosovës në dhjetor të këtij viti do ta nxjerr numrin e dytë të Revistës së Stomatologëve të Kosovës, në formën e shtypur dhe elektronike.
Tarifat për hapësirat promovuese në faqet e RSK-së dhe përparësi zgjedhjeje do t’i jepet ofertuesit i cili i pari përmbush detyrimet e përcaktuara si më poshtë:

  1. Pjesa e brendshme e faqes së parë të (e plotë) kopertinës – 1000€
  2. Pjesa e brendshme e faqes së fundit (e plotë) të kopertinës – 800€
  3. Faqja e plotë brendshme e revistës – 500€
  4. ½ e faqes së brendshme të revistës – 350€
  5. ¼ e faqjes së brendshme të revistës – 200€

Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës dhe përmbushjen e detyrimeve është 12 dhjetor 2022.
Këshilli Redaktues gëzon të drejtën për refuzimin e kërkesës për hapësirë promovuese për shkak të përmbajtjes së saj.
Llogot e kompanive (nga kategoria 1. dhe 2.) do të vendosen edhe në Webfaqe të OSK-së për qasje direkte në webfaqe të kompanisë përkatëse, në kohëzgjatje 1 vit, respektivisht 6 muaj.

Për më shumë informata kontakto në: info@osk-c42eea.ingress-earth.ewp.live , odastomatologjike@gmail.com ose +383 45 240 588.