Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes OSK-së dhe QKSUK-së

Sot, me datë 16.11.2022, Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës Prof. Dr. Blerim Kamberi dhe Drejtori i Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës Dr.Sc. Kastriot Meqa, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja garanton shkëmbimin e përvojave, njohurive profesionale dhe shkencore mbi bazën e reciprocitetit; organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e EVP, si: ligjërata, kongrese/konferenca, tubime shkencore, seminare, simpoziume, trajnime dhe forma tjera të aktiviteteve me qëllim të ngritjes profesionale të stomatologëve në nivel vendi; angazhimin në ofrimin e mundësive të specializimeve në Qendrat tjera, në degët përkatëse, jashtë Republikës se Kosovës; në botime të përbashkëta në Revistën e Stomatologëve të Kosovës; koordinimin e veprimeve që kanë të bëjnë me hartimin e dokumenteve strategjike me interes të përbashkët.