Lansohet platforma digjitale për shërbimet administrative të OSK-së
Të nderuar anëtarë të OSK-së,
Me kënaqësi ju njoftojmë se Oda e Stomatologëve të Kosovës pas shumë viteve angazhim dhe përkushtim në punë, për herë të parë, ka digjitalizuar shërbimet e saj përmes platformës së re,dhe nga sot ato mund ti merrni online, pa qenë e nevojshme prezenca fizike për aplikim të këtyre shërbimeve:
- Anëtarësim, licencim dhe rilicencim,
- Akreditim të pikëve për EVP,
- Pajisja me faksimil,
- Leja për hulumtim biomjekësor,
- Certifikatë mbi të kaluarën etike dhe profesionale,
- Përkrahje financiare nga fondi i solidaritetit,
- Shërbimet tjera të OSK-së.
Linku i platformës në të cilën mund të merrni këto shërbime e gjeni të bashkangjitur më poshtë:
Qasje e plotë në platformë i është dhënë vetëm anëtarëve të cilat kanë përmbushur detyrimet e anëtarësimit në OSK. Gjithashtu ju njoftojmë se anëtarët aktual të OSK-së, në mënyrë që të kyçen direkt në platformë, duhet të ndjekin një proces të përditësimit të të dhënave sipas videove udhëzuese të mëposhtme, për ta pasur sa më të qartë kyçjen në platformë:
Hapi i parë për anëtarët aktual për të përdorur këtë platformë është përditësimi i të dhënave sipas udhëzimeve në linkun
Procesin e aplikimit për anëtarësim për stomatologët e rinj e gjeni në linkun
Procesin e aplikimit për licencim e gjeni në linkun
Procesin e aplikimit për rilicencim e gjeni në linkun
Procesin e ngarkimit të certifikatave të EVP e gjeni në linkun
Për çdo paqartësi ju lutem të kontaktoni në nr: 045 240 588 ose në e-mailin zyrtar: info@osk-ks.org
Ky projekt është financuar nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luxemburgut.
Oda e Stomatologëve të Kosovës është gjithmonë në shërbim të anëtarëve të saj, për t’iu lehtësuar marrjen e shërbimeve.