Ligjëratë profesionale në QKMF Prishtinë

Me datën 15.04.2022 në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pristhinë u mbajt ligjërata profesionale me temë: “Raporti i sëmundjeve parodontale me lindjen premature dhe me peshë të ulët”, nga Ass. Dr. Kastriot Meqa, Dr. Sci.

Ligjërata kishte për qëllim të paraqesë të dhënat nga hulumtimi klinik që ka analizuar ndërlidhjen e mundshme ndërmjet sëmundjeve parodontoale me përfundimin e padëshiruar të shtatzënisë me lindje të parakohshme dhe me peshë të ulët të të porsalindurit.

Kujdesi për shëndetin oral në përgjithësi, dhe ruajtja e shëndetit parodontal në veçanti, te gratë shtatzëna, ishin porositë kryesore të kësaj ligjërate.