Ligjeratë profesionale në QKMF Prizren

Dje me datë 25.04.2022, në QKMF Prizren u mbajt ligjerata profesionale me temë “Lëndimet traumatike të dhëmbëve” nga Dr.Xhemil Sylejmani, specialist i Pedodoncisë.

Pjesëmarrësit u njoftuan me natyrën e lëndimeve traumatike gjegjësisht llojet e lëndimeve, etiologjinë, diagnostifikimin dhe mënyrat e trajtimit bashkëkohor të tyre.

Theks i veçantë i kësaj ligjerate ishte edhe ofrimi i shërbimit joadekuat me pasojat e mundshme.
Dr.Sylejmani prezantoi nje gamë të gjerë të përvojës se tij profesionale në trajtimin e suksesshem të avulzionit të dhëmbëve.