Ligjerate profesionale ne QKMF- Ferizaj

Sot, me date 22 prill 2022 u mbajt ligjerata profesionale e radhës, në QKMF-Ferizaj, me temë: Konceptet bashkëkohore në terapinë e kanalit të infektuar, nga prof.Dr. Blerim Kamberi, specialist I Sëmundjeve të Dhëmbit dhe Gojës.

Nëpërmjet kësaj ligjerate të pranishmit u njoftuan fillimisht me Infeksionet endodontike gjegjësisht për rolin e mikroorganizmave si faktor kritik etiologjik në krijimin e tyre.

Theks i veçantë i kësaj ligjërate ishte menaxhimi klinik bashkëkohorë i problemit bakterologjik si dhe njohja me protokolet klinike të trajtimit të kanalit të infektuar, të bazuara në dëshmitë shkencore dhe në përvojat klinike.