Njoftim-për kartelat dhe numrat identifikues

Të nderuar anëtarë të OSK-së,

Në mbështetje të Nenit 9, paragrafi 1 me nën paragrafin 1.13 të Ligjit N3. 04/L-150 për Odat e Profesionistëve Shëndetësor, Oda e Stomatologëve të Kosovës së shpejti do t’i lëshon Kartelat dhe numrat identifikues për të gjithë stomatologët që janë regjistruar dhe anëtarësuar në Odën e Stomatologëve të Kosovës.

Të gjithë stomatologët të cilët nuk kanë dorëzuar fotografitë e tyre deri më tani, t’i sjellin ato brenda javës së ardhshme. Fotografitë duhet të jenë të formatit 3×4 cm dhe duhet të sillen fizikisht në Zyret e Odës.

Për çdo informatë mund të kontaktoni Shërbimin Administrativ të OSK-së në adresat:

info@osk-6f6ed0.ingress-bonde.easywp.com

odaestomatologeve@gmail.com

ose në numrin: +383 45 240 588