Nënshkruhet kontrata me Kryetarin e Kryeqytetit Z. Rama për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale
Kryetari i OSK-së Prof.Dr. Blerim Kamberi së bashku me kryetarët tjerë të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë (OPSH), sot me datë 29.03.2023, nënshkruan kontratën e përbashkët me Kryetarin e Kryeqytetit Z. Rama për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, për periudhën kohore prej 99 (nëntëdhjetë e nëntë) viteve pa kompensim (qira).
Kjo kontratë siguron hapësirën e nevojshme, me qëllim të ndërtimit të ndërtesës së përbashkët në të cilën do të vendosen zyrat e selive të Odave të Profesionistëve Shëndetësor, për ushtrimin e veprimtarisë ligjore dhe administrative, duke përfshirë ofrimin e shërbimeve administrative dhe profesionale për anëtarësinë e OPSH-ve.
Kryetari Prof.Dr. Blerim Kamberi e falenderoi Kryetarin Rama për kontributin e madh dhe gadishmërinë e treguar ndaj kërkesës së OPSH-ve.
