Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet OSK-së dhe SHODK-së

Sot, me datë 12.02.2024, Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës Prof.Dr. Blerim Kamberi dhe Kryetari i Shoqatës së Ortodontëve të Kosovës Dr. Sc. Blerim Mehmeti kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, e cila parasheh ndër tjerash organizimin e përbashkët të aktiviteteve profesionale e shkencore me qëllim të mbështetjes së procesit të ngritjes dhe avancimit profesional të ortodontëve.
Në këtë marrëveshje OSK angazhohet për të njohur dhe akredituar format e ndryshme të aktiviteteve në kuadër të EVP-së, që organizohen nga Shoqata e Ortodontëve të Kosovës.