Njoftim

Në kuadër të programit të ligjëratave profesionale nëpër 7 Qendrat Rajonale të Kosovës, të organizuara nga OSK në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë, me datë 14.02.2024 (e mërkure) duke filluar nga ora 12:00, në QKMF Prizren do të mbahen dy ligjërata me temë: “Trajtimi parodontal i pacientëve me sëmundjen e diabetit” nga Dr. Sc. Visar Bunjaku – Specialist i Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale dhe “Efekti i cigareve (vape) në shëndetin oral” nga Prof. Asoc. Dr. Albena Reshitaj – Specialiste e Ortodoncisë.

Ky aktivitet sipas rregullores për edukim të vazhdueshëm profesional, poentohet me 8 pikë kredituese për pjesëmarrje aktive dhe 5 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive.