Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet OSK dhe kompanisë SH.P.K “Dental Day”

Me datën 21 Gusht 2019 Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës Prof. Dr. Blerim Kamberi ka nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi me kompaninë SH.P.K. Dental Day.

Ky bashkëpunim do të fokusohet në shkëmbimin e informatave dhe zbatimin e aktiviteteve lidhur me organizimin e trajnimeve, mbështetjes në publikime për avancim të stomatologjisë, promovim të produkteve inovative në fushën e stomatologjisë, mbështetje në organizimin e panaireve dhe aktiviteteve të ndryshme promovuese në fushëveprimtarinë e palëve.

Memo OSK-Dental Day