Njoftim
Oda e Stomatologëve të Kosovës përshëndet iniciativën e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht Drejtorisë së Shëndetësisë për vendimin e inicimit të procedurave për ngritjen e kapaciteve të nivelit dytësor stomatologjik.
Me funksionalizimin e kujdesit dytësor stomatologjik, qytetarëve të Prishtinës do t’ju mundësohet të marrin shërbime stomatologjike të nivelit më të lartë.
Oda e Stomatologëve të Kosovës inkurajon edhe qendrat tjera regjionale të Republikës së Kosovës, që të punojnë në drejtim të funksionalizimit të kujdesit dytësor stomatologjik.