Njoftim

Të nderuar anëtarë të Odës së Stomatologëve të Kosovës,

Siç jeni në dijeni nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit COVID 19.

Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë po ashtu sot ka publikuar edhe listën e veprimtarisë të cilat janë të lejuara në këtë periudhë.

Prandaj OSK sqaron se masat e vendosura nga Qeveria, nuk e ndalojnë ushtrimin e veprimtarisë në sektorin e shëndetësisë pavarësisht kategorizimit të komunave sipas nivelit të rrezikut.

Me rastin e lëvizjes së stomatologëve, OSK sugjeron  që krahas vërtetimit të nxjerrë në sistemin EDI të ATK ne linkun https://edeklarimi.atk-ks.org/Account/Login?ReturnUrl=%2F, anëtarët tanë që të mbajnë edhe kartelat e anëtarësisë për të dëshmuar se janë staf shëndetësor.

Me këtë rast, OSK ju fton të keni kujdes të shtuar gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe të respektoni masat e shpallura për parandalimin e COVID 19 nga institucionet përgjegjëse IKSHP, MSH dhe OSK!

Ju lutemi për kujdes! ruajeni shëndetin tuaj dhe të pacientit!