Njoftim

Në kuadër të programit të ligjëratave profesionale nëpër 7 Qendrat Rajonale të Kosovës, të organizuara nga OSK në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë, me datë 05.03.2024 (e marte) duke filluar nga ora 13:00, në Poliklinikën Stomatologjike Pejë do të mbahen dy ligjërata me temë:

  • “Rehabilitimi i pacientit protetik me mini implante dentare” nga Dr. Sc. Visar Disha – Specialist i Protetikës Stomatologjike dhe
  • “Efekti i cigareve (vape) në shëndetin oral” nga Dr. Sc. Rina Prokshi – Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive.

Ky aktivitet sipas rregullores për edukim të vazhdueshëm profesional, poentohet me 8 pikë kredituese për pjesëmarrje aktive dhe 5 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive.