Njoftim

Në kuadër të programit të ligjëratave profesionale nëpër 7 Qendrat Rajonale të Kosovës, të organizuara nga OSK në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë, me datë 15.03.2024 (e premte) duke filluar nga ora 12:00, në QKMF Gjilan do të mbahen dy ligjërata me temë: “Problemet ortodontike të ndërlidhura me frymëmarrjen në gojë” nga Dr. Sc. Blerim Mehmeti – Specialist i Ortodoncisë dhe “Efekti i cigareve (vape) në shëndetin oral” nga Dr. Donika Dragidella – Specialiste e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale.

Ky aktivitet sipas rregullores për edukim të vazhdueshëm profesional, poentohet me 8 pikë kredituese për pjesëmarrje aktive dhe 5 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive.