Njoftim
Në kuadër të programit të ligjëratave profesionale nëpër 7 Qendrat Rajonale të Kosovës, të organizuara nga OSK në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë, me datë 28.03.2024 (e enjte) duke filluar nga ora 13:00, në QKMF Mitrovicë do të mbahen dy ligjërata me temë: “Përdorimi i ozonit dhe laserit në endodonci” nga Dr. Sc. Nexhmije Ajeti – Specialiste e Sëmundjeve të Dhëmbit me Endodoncion dhe “Efekti i cigareve (vape) në shëndetin oral” nga Dr. Sc. Mirlinda Sopi – Specialiste e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale.
Ky aktivitet sipas rregullores për edukim të vazhdueshëm profesional, poentohet me 8 pikë kredituese për pjesëmarrje aktive dhe 5 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive.