Përfundoi cikli i ligjëratave profesionale nëpër 7 Qendrat Rajonale të Kosovës 

Dje me datë 28 Mars 2024 në ambientet e QKMF Mitrovicë u mbajtë ligjërata profesionale me titull “Përdorimi i ozonit dhe laserit në endodonci” nga Dr.Sc.Nexhmije Ajeti si dhe ligjërata tjetër me titull “Efekti i cigareve (vape) në shëndetin oral” nga Dr. Sc. Mirlinda Sopi. Këto ligjërata u përcollen nga numër i madh i kolegëve ku morën informata shumë të rëndësishme për përdorim të laserit në endodonci! Gjithashtu nga tema e dytë morën informata për efektin e dëmshëm jo vetëm të cigareve konvencionale por edhe për efektin dëmtues të shëndetit oral nga cigaret vape.