Njoftim

Sot, me datë 23.04.2024, Kryetari i OSK-së Prof. Dr. Blerim Kamberi me nënkryetarin Prof. Ass. Ali Gashi priten në takim përfaqësues të stomatologëve të sektorit privat që kanë ngritur shqetësimin e tyre lidhur me udhëzimin administrativ nr. 02/2023 i cili ka të bëjë me kushtet dhe procedurat për ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore në institucionet private dhe të cilët janë duke u ballafaquar me vështirësi të ndryshme në fazën e rilicencimit të ordinancave private stomatologjike.

Kryetari i OSK-së i njoftoi të pranishmit në mënyrë kronologjike që këtë çështje e ka ngritur në të gjitha fazat e nxjerrjes së UA në fuqi dhe atë fillimisht nëpërmjet formimit të grupit punues që kanë dhënë opinionin lidhur me draftet e udhëzimit administrativ i cili i është përcjell MSH, komentet e OSK-së në ndëgjimin publik të UA si dhe shkresat dhe takimet që ka pasur Kryetari me Ministrin e Shëndetësisë si dhe me komisionin parlamentar për shëndetësi dhe mirëqenie sociale.

Shqetësimet e shumta të komunitetit të stomatologëve do të adresohen në mënyrë të vazhdueshme në Ministrinë e Shëndetësisë deri në përmbushjen e tyre.