Njoftim

Të nderuar/a anëtarë/e të OSK-së,

Në kuadër të projekt-hulumtimit të OSK-së për “Emergjencat mjekësore në praktikën stomatologjike – sondazh i stomatologëve Kosovar”, do të organizohet së shpejti Anketa me stomatologët nga regjistri i anëtarësisë së OSK-së. Qëllimi i kësaj Ankete është mbledhja e informacionit mbi përvojën tuaj të ballafaqimit me emergjencat mjekësore. Gjithashtu, synojmë të konstatojmë vështërsitë e juaja në menaxhimin e tyre si dhe nevojës për të marrë trajnim adekuat dhe edukim të vazhdueshëm të përditësuar. Anketa do të jetë online, do të projektohet programi duke përdorur në internet shërbimin Google Form i cili pastaj do t’i dërgohet secilit anëtar të OSK-së përmes adresës elektronike – emailit. Anketa do të përfshjë 28 (njëzet e tetë) pyetje të ndara në 7 (shtatë) seksione dhe që mund të plotësohen në më pak se 4 minuta Anketa do të jetë anonime dhe përgjigjet tuaja do të jenë plotësisht konfidenciale. Ky hulumtim do të kontribuojë në njohuritë dhe kuptimin e përgjithshëm të emergjencave mjekësore në praktikën stomatologjike, zhvillimin e rekomandimeve për të përmirësuar menaxhimin e emergjencave mjekësore brenda praktikës suaj klinike.

Me respekt,
Kryetari i OSK-së, Prof.Dr. Blerim Kamberi