Njoftim i rëndësishëm për të gjithë anëtarët e OSK-së

Të nderuar anëtarë,

Në përputhje me ligjin për OPSH-në, ju njoftojmë se është e domosdoshme që çdo anëtar i Odës të përditësojë të dhënat e tij personale dhe profesionale. Ky është një obligim ligjor, dhe është një hap i domosdoshëm për të siguruar që të gjitha informacionet tuaja të jenë të sakta dhe të përditësuara në regjistrin zyrtar të Odës.

Çfarë duhet të bëni?

  1. Të kyçeni në platformën digjitale, dhe klikoni butonin përditësoni të dhënat tuaja.
  2. Kontrolloni dhe përditësoni informacionet e kërkuara, si email adresën dhe numrin e telefonit si dhe të ngarkoni ekstraktin e lindjes dhe letërnjoftimin që kërkohet si pjesë e këtij procesi.
  3. Pas këtyre hapave, ju në email-in tuaj do të pranoni kredencialet për t’u kyçur në profilin tuaj.
  4. Pasi të kyçeni në profilin tuaj me kredencialet e dërguara, të bëhet përditësimi i të dhënave tjera
  • te vegëza PROFILI ju duhet të përditësoni të dhënat tuaja personale;
  • te vegëza PUNA E TANISHME ju duhet të përditësoni të dhënat për punësimin tuaj aktual;
  • te vegëza ARSIMIMI ju duhet të përditësoni të dhënat mbi shkollimin tuaj.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe angazhimin tuaj në përmbushjen e këtij detyrimi të rëndësishëm.

Për çdo pyetje ose ndihmë, mund të kontaktoni zyrat e Odës në adresën e emailit odastomatologjike@gmail.com ose në numrin e telefonit 045 / 240 – 588.

Me respekt,
OSK