N J O F T I M

Të nderuar anëtarë të OSK-së,

 

Afati kohor për aplikim për furnizim me faksimil fillon nga data 01.04.2021 deri 30.06.2021.

Formularin për furnizim me faksimil mund ta shkarkoni nga ballina e OSK-së https://osk-ks.org/wp-content/uploads/2021/03/Formular-per-faksimil-1.docx

Pagesa e taksës administrative në shumë prej 15 € bëhet përmes NLB Banka duke u bazuar në këto të dhëna:

Emri i Llogarisë: Oda e Stomatologëve të Kosovës

Nr. Llogarisë: 1701 0016 0008 1756

Gjatë kryerjes së pagesës në bankë duhet të specifikohet emri dhe mbiemri i personit dhe emërtimi i pagesës: “Faksimili”. Pagesa me një transakcion mund të bëhet vetëm për një person.

Formularin  për furnizim me faksimil i plotësuar dhe i nënshkruar së bashku me dëshminë e pagesës së taksës administrative prej 15€, kopjen e letërnjoftimit, kopjen e licencës së punës dhe dëshminë e thirrjes akademike/grada shkencore (nëse posedon), mund t’i dërgoni në formë të skenuar (PDF) në emailin zyrtar të OSK-së: odastomatologjike@gmail.com  ose në zyret e OSK-së.