PËRMBYLLET ME SUKSES CIKLI I LIGJËRATAVE PROFESIONALE NË 7 QENDRAT RAJONALE TË KOSOVËS
Oda e Stomatologëve të Kosovës ka përmbyllur me sukses ciklin e ligjëratave profesionale të mbajtura gjatë muajve të fundit në shtatë qendrat rajonale të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Pejë, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë. Pjesëmarrja e madhe e profesionistëve tanë, interesimi dhe angazhimi i tyre, dëshmojnë rëndësinë që ka zhvillimi i vazhdueshëm profesional në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve stomatologjike në vendin tonë.
Oda e Stomatologëve të Kosovës falënderon të gjithë ligjëruesit, koordinatorët dhe pjesëmarrësit për kontributin e tyre të çmuar dhe rithekson përkushtimin për të vazhduar me organizimin e aktiviteteve të ngjashme në të ardhmen, në funksion të ngritjes së standardeve profesionale dhe mbrojtjes së shëndetit oral të popullatës.