Pjesëmarrja në aktivitetet e FDI, 4-8 Shtator 2019, San Francisko, SHBA

Në cilësinë e zyrtarit të OSK-së për ndërlidhje me FDI, Dr Kastriot Meqa ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga organet e FDI, për detyrat që u takojnë anëtarëve të rregullt të kësaj organizate. Po ashtu, me autorizimin e Kryetarit të OSK-së, ka marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FDI.

Në ceremoninë e hapjes së Kongresit, në mesin e anëtarëve të kësaj federate, është prezantuar edhe pjesëmarrja e Republikës së Kosovës, ku si anëtare e rregullt e kësaj Federate është Oda e Stomatologëve të Kosovës.

Në lidhje me aktivitetet e zyrtarëve të ndërlidhjes, kanë qenë të organizuara tri takime. Në njërin prej tyre ka qenë takimi informues për Ditën Botërore të Shëndetit Oral (World Oral Health Day) që tradicionalisht mbahet me 20 Mars të çdo viti. Motoja e vitit 2020 do të jetë “Thuaj Ahh: Bashkohuni për Shëndetin e Gojës” (“Say Ahh: Unite for Mouth Health”)

Në Asamblenë e Përgjithshme të FDI, ka marrë pjesë në mbledhjen e datës 7 Shtator 2019, ku janë diskutuar çështjet e riorganizimit dhe plotësimit të vendeve të lira në komisionet e FDI. Gjithashtu, në këtë mbledhje është bërë zgjedhja e kryetarit të ardhshëm të FDI, si dhe është bërë dorëzim pranimi i detyrës së kryetarit të FDI. Kështu, kryetarja e deritanishme, Dr. Kathryn Kell, ia dorëzoi detyrën kryetarit të zgjedhur, Dr. Gerhard Seeberger. Ndërsa, kryetarja e ardhshme e FDI (president-elect) pas votimeve u zgjodh Prof. Ihsane Ben Yahya.