Pritjet që testi i ri PCR do të përmirësojë zbulimin dhe trajtimin e kancerit oral

Në përpjekje për të përmirësuar zbulimin dhe trajtimin e kancerit oral, studiuesit në Universitetin Queen Mary të Londrës kanë zhvilluar testin e parë të reaksionit zinxhiror polimerazë (PCR) për të zbuluar kancerin oral, i emërtuar si indeksi sistemit kvantitativ për diagnostikim të malinjitetit (qMIDS). .Përveç dhënies së rezultateve të shpejta është me kosto efektive dhe i lehtë për t’u përdorur.

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe kanceri oral është kanceri i gjashtë më i zakonshëm në botë. Në Birtaninë e Madhe rreth 8300 raste të kancerit zbulohen në këtë pjesë të trupit çdo vit. Edhe pse shtatë nga dhjetë raste të tilla të kancerit fillojnë me lezione parakanceroze, vetëm një në dhjetë lezione të tilla do të zhvillohet në kancer.

Deri më tani, studiuesit nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë mënyrën optimale për të identifikuar lezionet që mund të bëhen kancerogjene. Një metodë ishte përdorimi i sistemit mikroskopik për vlerësimin e mostrës indore. Megjithatë, shpesh i mungon preciziteti dhe saktësia për vlerësimin e malinjitetit.

 

Karakteristikat e testit

Testi diagnostik qMIDS mund të kryhet në lezione të shumta në zgavrën e gojës ku preken zona të mëdha. Rezultatet mund të arrihen 90 minuta pas pregatitjes nga tekniku dhe testi mund të zbulojë pacientë me rrezik të ulët dhe me rrezik të lartë me kancer oral, me ç’rast përmirësohet shkalla e shërimit dhe rezultatet e trajtimit. Për shkak se testi bazohet në zbulimin kimik dhe përcaktimin e automatizuar dixhital, gabimi njerëzor është i reduktuar në minimum.

Duke komentuar rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit, zbuluesi i testit qMIDS Dr. Muy-Teck Teh nga Qendra për Imunologjinë Orale dhe Mjekësinë Rigjeneruese të Institututit të Stomatologjisë, Universiteti Queen Mary i Londrës deklaroi për Dental Tribune International (DTI): “Unë gjithmonë kam besuar se zbulimi i hershëm i kancerit është çelësi për një rezultat të suksesshëm të trajtimit. Përcaktimi i hershëm i kancerit do të thotë trajtim më i lehtë dhe më pak i dëmshëm. Më e rëndësishmja, trajtimi i hershëm ofron gjasa dukshëm më të mira për të trajtuar pacientët.”

 

Ngjashmëritë me testin PCR për zbulimin e sëmundjes SARS-CoV-2

Dr. Teh shpjegoi se, ngjajshëm si testet PCR për COVID-19, testi qMIDS zbulon ARN. Përveç kësaj, të dy testet kërkojnë një teknik laboratori për të përdorur makinën qPCR dhe për të kryer analizën. Megjithatë, ka dy dallime kryesore.

Së pari, testi PCR për COVID-19 kërkon një strisho nazale ose orale, ndërsa testiqMIDS kërkon një biopsi të vogël indi 1 mm që mund të merret nga një stomatolog i përgjithshëm ose kirurg oral. Së dyti, testet PCR për COVID-19 zbulojnë më pak gjene virale, ndërsa testi qMIDS mund të zbulojë 16 gjene humane.

Për më tepër klikoni artikullin e plotë:

https://www.mdpi.com/2072-6694/14/6/1389