REVISTA E STOMATOLOGËVE TË KOSOVËS

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të nderuar kolegë,

 

Me shumë kënaqësi ju informojmë se shpejti do të botohet Revista e Stomatologëve të Kosovës (RSK). Kjo revistë  është themeluar me 30 tetor 2021 nga Kuvendi i OSK-së dhe është revista e parë e vetme në vend, në fushën e Stomatologjisë.

Në revistë do të botohen punime shkencore origjinale, punime profesionale, punime reviale, përshkrim rasti, dorëshkrim i shkurtër.si dhe shkrime informative për çështje specifike me interes të përgjithshëm në sektorin e stomatologjisë, si: kumtesa të shkurta, përmbledhje nga konferencat shkencore si dhe vështrime editoriale dhe të ngjajshme.

Revista do të publikohet dy herë në vit dhe është e regjistruar në ISSN 2790-1165 (shtyp) dhe ISSN 2790-1173 (online).

Me qëllim për të filluar përgatitjet e numrit të parë dhe të dytë të Revistës së Stomatologëve të Kosovës, ftojmë të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë me dorëshkrimet e tyre të cilat mund të dorëzohen në email adresën revista@osk-c42eea.ingress-earth.ewp.live

Për më shumë informacion, mund të drejtoheni në website zyrtar të revistës: https://osk-ks.org/revista

ku janë të përcaktuara edhe detajet teknike të dorëshkrimeve.

 

Me respekt,

Kryetari i OSK-së

Prof. Dr. Blerim Kamberi