Takim koordinatorët për EVP

Me datë 27.01.2022, Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës, Prof. Dr. Blerim Kamberi, priti në takim koordinatorët për EVP-së për shtatë regjionet e Kosovës – Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Gjakovë.
Në bashkëpunim me koordinatorët, OSK do të përgatisë planin dhe programin e ligjëratave për shtatë Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare për vitin 2022, në kuadër të aktiviteteve të EVP-së.
OSK me kohë do t’ju informojë për fillimin e këtij aktiviteti.