Takim pune i Kryetarit të OSK me ekspertët e Lux. Development

Sot, me date 13.04.2023, Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës Prof.Dr. Blerim Kamberi, priti në takim pune ekspertët e Lux. Dev. të angazhuar për hartimin dhe dizajnimin e projektit/objektit të përbashkët të Odave të Profesionistëve Shëndetësor.

Me këtë rast mes palëve u bisedua dhe u shtjelluan çështje të ndryshme të cilat ndërlidhen dhe pritet të  rezultojnë në ofrimin e shërbimeve sa më efektive dhe profesionale nga të gjitha zyret e OPSH-ve.

Poashtu, pritet që të ketë edhe takime tjera në kuadër të këtij projekti strategjik dhe shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe funksionalizimin e mëtutjeshëm të të gjitha OPSH-ve.