Takimi me kryetarët e odave të rajonit
Si partner i Odës së Stomatologëve të Maqedonisë, në Kongresin e 13 të të teknologjive të reja K4, “Stomatologjia ndërdisiplinore – ide të reja inovative”,
të mbajtur me 25-26 nëntor 2022 në Shkup, mori pjesë kryetari Prof. Dr. Blerim Kamberi.
Në kuadër të Kongresit u mbajt edhe takimi i kryetarëve të odave nga Maqedonia Veriore, Kroacia, Sllovenia, Kosova, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës, Republika Srpska si dhe përfaqësuesi i Urdhërit të Stomatologut të Shqipërisë.
Në këtë takim përveç tjerash u diskutua dhe u shkëmbyen përvoja në lidhje me çështjen e ushtrimit të praktikës dentare në vendet e BE-së dhe për mbështetjen e Kroacisë dhe Slovenisë në harmonizimin e akteve ligjore dhe nënligjore me BE-në.
Kryetarët e odave shprehën gatishmërinë e tyre për përmirësimin e gjithanshëm të bashkëpunimit në mes tyre me qëllim të prosperitetit të stomatologjisë në rajon.
Në fund, kryetarët e odave u pritën nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nën patronatin e të cilit u mbajt manifestimi.
Në këtë kongres morën pjesë ligjërues nga vendet e ndryshme si Maqedonia Veriore, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Kosova, Turqia etj.
Dr.sc.Kastriot Meqa mbajti ligjëratë me temë: “Ndikimi sëmundjeve parodontale në lindjen e parakohëshme me peshë të ulët te fëmijët”. Ligjërata u përcjell me shumë vëmendje nga të pranishmit.