U përurua Obelisku kushtuar profesionistëve shëndetësorë
Sot, në hyrje të kompleksit të Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë, u bë përurimi i Obeliskut në nder dhe përkujtim të kontributit dhe sakrificës së profesionistëve shëndetësor të Republikës së Kosovës. Ky obelisk simbolizon qëndresën, kontributin dhe përkushtimin profesional të mantelbardhëve të vendit tonë përgjatë dekadave.
Në këtë ceremoni solemne, përveç kryetarëve të Odave dhe profesionistëve shëndetësorë, i pranishëm ishte edhe Ministri i Shëndetësisë Dr. Latifi, Kryetari i Komunës së Prishtinës Z. Rama si dhe mysafirë të tjerë.
Obelisku është mbështetur financiarisht nga Odat e Profesionistëve Shëndetësorë, si dhe nën përkrahjen e donatorëve.