N J O F T I M

Oda e Stomatologëve të Kosovës organizon KONFERENCËN E KATËRT STOMATOLOGJIKE (Me pjesëmarrje ndërkombëtare), e cila do të mbahet në Prishtinë, me datë 22 dhe 23 Nëntor 2019.

Konferenca përfshin ligjerata, trajnime, shkëmbim të eksperiencave studimore praktike dhe teorike në të gjitha disciplinat stomatologjike për mjekët stomatolog, teknikët dentar dhe infermieret e stomatologjisë nga ekspertë vendorë e të huaj.

Gjithashtu, do të mbahet ekspozitë dentare nga kompanitë e ndryshme, që janë të interesuara për të marrë pjesë.

Konferenca do të akreditohet edhe nga Oda e Infermierëve të Kosovës (për teknikët dentar dhe infermieret e stomatologjisë).

Për detajet e konferencës do t’ju njoftojmë me kohë.