Njoftim për ekspozitën dentare

Të nderuar,

Ju njoftojmë se në Konferencën e IV-të Stomatologjike e cila do të mbahet me dt 22-23.11.2019 në Venus Hotel në Prishtinë do të ketë ekspozitë dentare.

Çmimi i hapësirës ekspozuese është 70 euro për 1m2. Pagesa është e pakthyeshme.

Në ndajshtesë e gjeni skemën e hapësirës ekspozuese e shprehur prej numrit 1-17.

Vërejtje: Të interesuarit kur përcaktohen për hapësirën ekspozuese nuk duhet bërë kurrfarë pagese pa konfirmim nga ana e organizatorit. Ju paraprakisht e njoftoni organizatorin dhe në momentin kur organizatori e konfirmon se hapësira ekspozuese është rezervuar, atëherë kompania bën pagesën në xhirollogarinë bankare, e cila duhet dëshmuar. Pagesa duhet bërë brenda ditës, në të kundërtën rezervimi nuk vlen.

Hapësira ekspozuese është e kufizuar. Një kompani mund të rezervojë dhe të bëjë pagesën për jo më shumë se dy hapësira.

Afati i fundit për rezervim dhe pagesë është jo më larg se dt. 18.11. 2019.

Informatat rreth rezervimit të hapësirës ekspozuese mund t’i gjeni në: info@osk-ks.org

Pagesa bëhet duke u bazuar në këto të dhëna:

Emri i Llogarisë: Oda e Stomatologëve të Kosovës

Nr. Llogarisë: 1701 0016 0008 1756

IBAN: XK05 1701 0016 0008 1756

SWIFT CODE: NLPR XK PR

Gjatë procedimit të pagesës në bankë duhet të specifikohet emri dhe mbiemri i personit, kompania, dhe emërtimi i pagesës: “Pagesë për hapësirë ekspozuese në Konferencë” si dhe numri i rezervimit të hapësirës ekspozuese.

Kliko këtu për planimetrinë e ekspozitës