Njoftim

Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional i Odës së Stomatologëve të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 27.02.2020, pas vlerësimit të dokumentacionit të pranuar nga Shoqata e Stomatologëve të Kosovës për akreditimin e simpoziumit të Stomatologjisë ‘’Ditët e Shëndetit Oral‘’, që do të mbahet me datat 19 dhe 20 Mars 2020, e akrediton eventin në fjalë si vijon:
Pjesëmarrja aktive 9 pikë
Pjesëmarrja pasive 6 pikë
Për më shumë informata, kontaktoni me organizatorët e këtij simpoziumi.
Nr. kontaktues: +383 44 300 399
E-mail:  shsrkinfo@gmail.com